20 Qershor, 2023

“Dashura ime më e madhe”/ Fjoralba Ponari bën publik imazhin e të dashurit për herë të parë, poston video në kanalin e saj në ‘YouTube’!


Në të gjitha intervistat e dhëna ku është pyetur për të dashurin e saj Françeskon e ka shpjegua faktin që djali në fjalë nuk ka qejf të bëhet pjesë e rrjeteve sociale apo edhe mediave rozë.

“Kam shumë dëshirë që të jemi si ata ‘couple goals’ e Instagramit, të bëjmë foto e vlogje bashkë”-kishte deklaruar Fjoralba

Por mesa duket moderatorja e  njohur ka arritur të bindë partnerin e saj të shfaqet në videot dhe daljet publike të saj.

Pak ditë më parë Fjoralba ka ardhur me një ‘projekt’ të ri për të qenë sa më afër me ndjekësit dhe të gjithë atyre që e duan dhe e mbështesin.

Moderatorja bukuroshe hapi kanalin e saj në “YouTube” ku ka premtuar se do të postojë momente nga jeta e përditshme në një rubrikë që e ka quajtur ‘Fragmente Ditari’.

Fjoralba ka publikuar një vlog nga qyteti i saj i preferuar, Firence, në të cilin ka udhëtuar me të dashurin e saj.

“Dashura ime më e madhe pas Françeskos”- shprehet ajo për Firencen

Në videon në fjalë ajo tregon mbi udhëtimin e tyre atje, aktivitetet, ushqimet që provojnë e vizita në vende të ndryshme, ‘shooping’ dhe se sa me humor dhe të qeshura e kalojnë ditën.

Duhet thënë që çifti duken shumë të lezetshëm afër njëri-tjetrit.

© Panoramaplus.al