Kylie Jenner organizoi një festë për lançimin e linjës më të fundit të ‘Kylie Cosmetics’ me emrin ‘Kylie Lip Kits’ të mërkurën në ‘Ulta Beauty’ në Los Angeles. Miliarderja mori vëmendjen e gjithë mediave teksa pranë saj në këtë ditë ishte e gjithë familja, motrat e saj super yje Kourtney, Kim, Khloe dhe Kendall, e ëma Kris, e bija Stormi, si dhe shumë yje të tjerë.
Kylie
Duke u siguruar që të gjithë sytë ishin tek ajo për natën e saj të madhe, duke treguar format e saj me një veshje futuristike të bardhë monokromatike, me një fustan në formë korseje dhe syze dielli me ngjyrë portokalli.

Fustanin e kishte kombinuar me një palë taka stiletto teksa mbërriti dorë për dore me vajzën e saj. Flokët i kishte kapur bisht teksa kishte stiluar ehde balluke. Si një homazh për ‘Lip Blush Lip Kit’ të reja të ‘Kylie Cosmetics’, Kylie mbante në dorë në vend të çantës një tub buzëkuqi.

Kim
Kim zgjodhi një veshje të zezë duke u shfaqur me një jumpsuit të ngushtë që i ekspozonte të gjitha format. Ajo e aksesoi veshjen me çizme kamoshi të mëdha. Flokët i kishte kapur topuz elegant dhe mbante një palë vathë të mëdhenj me disk të mbuluar me diamante.

Veshja e saj theksoi pjesën e pasme të saj pasi ishte e hapur në pjesë e shpinës. Pamja mbresëlënëse e Kim erdhi mes lajmeve se ajo tani është gati të fillojë sërish një lidhje të re pas ndarjes së saj nga komediani dhe aktori Pete Davidson në fillim të këtij muaji – dhe thuhet se po kërkon një partner më të madh këtë herë.


Kendall
Kendall sigurisht dukej su në pista teksa mbërriti me një fustan saten shumëngjyrësh të stolisur me detaje futuriste.

Fustani i modeles sigurisht që binte në sy gjatë natës me nuancat e tij të theksuara të blusë dhe vjollcës dhe një personazh alien të pikturuar përgjatë bustit. Fustani i Kendall-it shfaqte gjithashtu një prerje leopardi në të gjithë bustin, dhe ajo e kombinoi veshjen e saj me një rimel të fortë blu dhe taka të zeza me rripa të hollë.

Khloe
Khloe Kardashian dukej se ishte frymëzuar nga Barbie teksa mbërriti në prezantimin e ‘Ulta-s’ me një jumpsuit rozë të ndezur. Duke nxjerrë në pah format e saj për tu patur zili, Khloe kishte veshur po ashtu një xhaketë dhe çizme lëkure të larta deri në kofshë.

Flokët i kishte lënë lëshuar dhe i kishte bërë onde teksa mbante sye dhe një çantë të vogël rozë.

Kourtney
Mbrëmja rezultoi gjithashtu të ishte një ‘date’ për të sapomartuarit Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, pasi ata dolën dorë për dore për këtë rast. Themeluesja e ‘Poosh’ kishte veshur një korse lëkure të zezë që theksonte bustin e saj, me pantallona të gjera.

Për modelin e flokëve ishte frymëzuar nga Y2K, duke lënë një pjesë të ballukeve anash, ndërsa pjesa tjetër të flokëve e kishte kapur topuz. Travis kishte veshur një bluzë blu me portretin e një gruaje në pjesën e përparme dhe pantallona të zeza.

Kris
Kris Jenner kishte veshur gjithashtu një veshje rozë të guximshme. ‘Momager’, 66 vjeç, u shfaq me një kostum elegant që vinte në një nuancë rozë neoni dhe ishte zbukuruar me lule.

Kris mbante një çantë argjendi, e cila ishte e koordinuar me vathët e saj me rrathë diamanti, ndërsa mbërriti e shoqëruar nga i dashuri i saj prej shumë kohësh Corey Gamble.

Qershia mbi tortë: Stormi
Nëna e saj ka një perandori bukurie prej një miliardë eurosh dhe pëlqen të eksperimentojë me stilin e saj. Pra, nuk duhet të jetë befasi që e vogla Stormi Webster i ngjan nënës së saj Kylie Jenner kur bëhet fjalë për veshjen.

E vogla, katër vjeçe, kishte veshur një fustan argjendi me shkëlqim, të cilin e kishte kombinuar me atlete të bardhë Nike. Pa dyshim, çanta e saj ishte nga koleksioni i çantave të Kylie, që thuhet se vlen rreth 1 milion dollarë. Stormi mbante syze të errëta dhe vathë.


