Një grup prej 16 miqsh janë infektuar me koronavirus pas një feste në një pub në Florida.
Erika Crisp dhe 15 miqtë e saj ishin të emocionuar që do kishin mundësinë të dilnin pas disa muajsh izolim.
![]()
Ata vendosën që të festonin në klubin Lynch’s Irish Pub në Jacksonville.
“Qëndruam për disa muaj të mbyllur në shtëpi, duke u kujdesur, mbajtur distancën sociale dhe duke bërë gjithçka në mënyrën e duhur,”- tha Crisp.
Por tre ditë më vonë punonjësja e kujdesit shëndetësor filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe zbuloi se ajo dhe 15 miqtë e saj ishin infektuar.

Pas kësaj menaxheri i Lynch’s Irish Pub mbylli klubin dhe e dezinfektoi.
Gjithashtu u zbulua se nga 49 punonjës të testuar 7 prej tyre rezultuan pozitivë me COVID-19.
Të paktën 6 barë në zonë u mbyllën të hënën për tu dezinfektuar.
/Panoramaplus.al


