Artistja Dafina Zeqiri, e cila është një nga këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri dhe Kosovë, do ta shfaqet së shpejti edhe në rolin e aktores në një film.

Dafina do të marrë pjesë në filmin “Adnan Kafazi”, i cili është pjesa e tretë e filmave të mëhershëm, “Zonjusha” dhe “Diamanti”. Lajmin e ka bërë të ditur aktorja tjetër pjesëmarrëse në këtë film, Edona Reshitaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Dafina është një super aktore. Në filmin “Adnan Kafazi”, e ka një super rol dhe e ka qarë. Jemi të lumtur që na është bashkangjitur në film. Rrini gati”, shkruan aktorja krahas disa fotove me Dafina Zeqirin.

Më tej ajo ka publikuar edhe një video të këngëtares, e cila po përgatitet për xhirimet e filmit.

Skenari i filmit “Adnan Kafazi” është nën autorësinë e Besart Sllamnikut dhe Lulzim Bucollit, të njejtët që kanë shkruar edhe dy filmat e parë.
Dafina do të luajë krah aktorëve të cilët kanë qenë pjesë edhe në filmat e kaluar si, Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj, dhe gjithashtu Edona Reshitaj.

Kujtojmë se dy ditë më parë Dafinës i ka ndodhur një e papritur pasi fill pas koncertit ka thyer dhëmbin. Këtë e ka bërë me dije vetë ajo duke postuar disa foto në Instastory duke treguar dhëmbin.
Dafina shkroi: “Kur e thyen dhëmbin pas koncertit… Çfarë thënie ka, a thua?”

Përveç dhëmbit, Dafina ka patur edhe një problem tjetër kohët e fundit. Ajo ka treguar se i kanë nisur sërish dhimbjet e gjurit dhe kjo për faktin sepse nuk i ka bërë trajtimin e duhur. “Duhej të kisha bërë fizioterapi çdo ditë pas operacionit. Por do të bëhemi më mirë”– shkroi Dafina krahas një fotoje teksa qëndron e ulur mbrapa sediljes së makinës duke vendosur akull sipër gjurit.
© Panoramaplus.al
