Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, prej kohësh po shijojnë një histori të bukur dashurie, pjesë të së cilës i ndajnë në rrjetet e tyre sociale.

Së fundmi, dyshja ka udhëtuar drejt Turqisë për të kaluar disa ditë pushimi. Por, Dafina ka publikuar një video në rrjete sociale, me të cilën i vuri fansat në mendime.

Pas disa momenteve që shihet duke drekuar me miqtë dhe partnerin, Dafina poston dhe një video ku duket barku i fryrë.

“Bukë apo bebe?”, shkruan ajo krahas imazhit.

Kjo mund të jetë një shaka e rastit, por përsëri ndjekësve u pëlqen ta mendojnë Dafinën një nënë të re.

Ndërkohë prej kohësh fansat e saj po presin publikimin e plotë të albumit “Dafinë Moj”.

Këngëtarja ka treguar se ky album është një nga projektet më të rëndësishëm të saj, sepse është shumë personal.


