Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka treguar edhe më parë që nuk ngurron t’iu përgjigjet komenteve negative apo kritikave nga ndjekësit.

Kësaj here ajo ka vendousr “të përshëndesë” jo vetëm kritikët, por edhe njerëzit që nuk e pëlqejnë. Në një video të publikuar në Instastory Dafina shfaqet me gishtat e mesit, ku krahas shkruhet: “Kur më thonë: Nuk më pëlqen Dafina.”

Kështu këngëtarja, e cila është mjaft e pëlqyer dhe numëron shumë fansa, ka treguar se kështu “përshëndet” ata që nuk e pëlqejnë.
Kjo nuk është hera e parë që Dafina reagon publikisht në rrjetet sociale. Ajo u kritikua nga ndjekësit edhe për këtë këngë e saj, të cilëve vendosi t’iu përgjigjej. Komentuesit, kryesisht dëgjuesit besnikë të dyshesh së njohur, ishin të pakënaqur me tekstin dhe klipin e “Luje belin”. Dhe rezervat e tyre i kanë shprehur në sektorin e komenteve në YouYube.

Këngëtarja Dafina Zeqiri vendosi t’iu përgjigjet të gjithë kritikëve për këngën e saj në bashkëpunim me Kidën, përmes një videoje në rrjetet sociale.
Në videon e publikuar Dafina vendosi në formë teksti disa nga komentet që ka marrë për këngën e saj, ndërsa ndërkohë që shfaqen këto kritika këngëtarja shprehet: “Oh vërtetet?”, “Çfarë do të presësh më shumë??”, “Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos të ta ndiejë” (KLIKO)


