13 Nëntor, 2018

Dafina Zeqiri i propozon aktorit të famshëm para të gjithëve: Do të martohesh me mua?


Këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një postim të bërë në “Instastory”.

Dafina ka bërë një propozim publik për martesë. Ajo ka postuar në “Instastory” një foto ku ka etiketuar aktorin e famshëm të filmit “Black Panther” Michal B. Jordan, ku para të gjithë ndjekësve të saj të shumtë i kërkon të martohet me të.

“Do të martohesh me mua”, shkruan këngëtarja në postimin ku etiketon aktorin për të cilin ka një simpati të madhe.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al