6 Nëntor, 2018

Dafina Zeqiri është bërë pjesë e OTR? Ja çfarë thotë Noizy


 “A don love” është bashkëpunimi mes dy këngëtarëve të njohur Noizy-t dhe Dafina Zeqirit, i cili mesa duket po rezulton i suksesshëm. Vetëm dy javë nga publikimi i klipit në “Youtube”, kënga ka arritur mbi 5 milionë klikime.

E pas këtij bashkëpunimi të suksesshëm, duket se reperi dhe këngëtarja kanë vendosur që të bëhen edhe bashkëpunëtor. Mesa duket Dafina do të bëhet pjesë e labelit OTR.

Këtë e ka zbuluar vetë Noizy nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”, ku ka postuar një foto ku ai është së bashku me Dafina Zeqirin.

“Sapo e bëra pjesë të OTR”, shkruan reperi i njohur bashkëngjitur me foton ku shfaqet me Dafinën.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al