Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri e ka nisur Vitin e Ri 2022 e gjendur mes një situate të çuditshme, lëndimin në dashuri që sjell në duetin e shumëpritur me Majk në duetin “Më fal”, dhe dashurinë pa asnjë plan me Dj Geek.

Paralelisht me publikikimin e klipit me Majk, të cilit i drejtohet për lëndimin në dashuri, ajo postoi foto romantike me Dj Geek, të cilat i shoqëroi me fjalët “Kjo dashni e madhe e jona”.

Pas publikimit të klipit dhe nisur nga vargjet e këngës (O mfal o mfal, se edhe mu si ty m’kan lëndu), komentuesit kanë nisur me aludimet se kënga i dedikohet një historie të shkuar, nga e cila Dafina ka mbetur jo pak e lënduar.

Ndërkohë që sa i përket lidhjes me Dj Geek, Dafina ende nuk ka marrë një propozim martese nga ai, që mund ta çonte lidhjen në një tjetër nivel.

Prej kohësh, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë në një lidhje dashurie, nga e cila kanë ndarë përherë copëzat më të veçanta të historisë së tyre. Së fundmi ishte këngëtarja, ajo e cila publikoi disa momente romantike me Dj Geek në makinë, ku Geek shihet duke i dhuruar puthje Dafinës në makinë, duke treguar anën më të dashur të tij.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të lënë komente të ndryshme pas dyshes së tyre të preferuar të showbizit, duke mos munguar ata cinikët që i thonë se lidhja e tyre ka mbetur prej vitesh në të njëjtin nivel, dhe se diçka e pengon Geek, që t’i propozojë Dafinës duke iu ulur në gjunjë me unazë në dorë. Zeqiri është në një lidhje me DJ Geek prej shumë kohësh e burime pranë çiftit kanë rrëfyer se ata e kanë vendosur fokusin te karriera.

Ata bashkëjetojnë dhe po bien dakord që ta shtyjnë për më vonë jetën si të martuar, duke qenë se ndihen edhe kështu të sigurt në krahët e njëri-tjetrit. Në fillim të vitit të kaluar, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, pas disa uljeve-ngritjeve, vendosën të jepnin sinjale ribashkimi.

Çifti bëri publike lidhjen e tyre pak kohë më parë, por më pas ishte vetë këngëtarja që deklaroi ndarjen, duke pohuar se lidhja intime u prishte punë në marrëdhënien si kolegë. Megjithatë, duket se ata e gjetën shumë shpejt rrugën për te njëri-tjetri dhe duken të lumtur së bashku. Ndarja nuk zgjati shumë dhe duket se tani ata janë shumë të lumtur bashkë, ndërkohë që sipas burimeve për “Panorama Plus” po bëjnë plane për të pasur shtëpinë e tyre në Prishtinë.

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek gjithmonë lënë vend për dyshime lidhur me raportin mes tyre. Këngëtarja fshiu të gjitha postimet në profilin e saj në “Instagram”, duke ruajtur vetëm njërin në veçanti: Duffye veshur me të bardha dhe mbuluar me vello të kuqe.

Si për të mos mjaftuar kjo, DJ Geek e komentoi me fjalët: “Nusja më e bukur”, ndërsa Dafina iu përgjigj me ikonën e një çifti, një konfirmim mjaft i qartë. Prezenca e DJ Geek në lojën e Duffye-t tregonte jo pak për raportin mes tyre. Pas ndarjes gjatë një interviste, Dafina Zeqiri tha se vazhdon të jetë e dashuruar, duke treguar që Dj Geek është ende në zemrën e saj. Ajo u shpreh se dashuron shumë dhe kurrë nuk do ndryshojë, pasi sipas saj, të duash është gjëja më e bukur që ekziston.

“Jam ende pak e dashuruar se kam dashuri shumë të madhe, kështu që është ende në zemër, brenda meje. I love hard! I them vetes që do të dëshiroja që të mos doja kaq shumë, që do ndryshoj brenda vetes, do jem më e fortë, nuk do dashuroj kaq shumë, por jam ajo që jam. Nuk do ndryshoj kurrë. Gjithmonë do dashuroj shumë. Është gjëja më e bukur në ekzistencë për mua, bashkë me muzikën”, tha këngëtarja pak para se të rikthehej sërish në krahët e tij.

Dafina Zeqiri foli gjithashtu edhe për dëshirën e saj për t’u bërë nënë. Pak kohë më parë, në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se këngëtarja e famshme dhe miku e kolegu i saj, i njohur si DJ Geek, kishin nisur një lidhje dashurie. E pasi festuan 14 shkurtin dhe ditëlindjen e saj të 31-të, Dafina sa hap e mbyll sytë deklaroi se i kishte dhënë fund kësaj romance të bukur, duke arkivuar kështu lidhjen më të shkurtër të jetës së saj, atë me kolegun simpatik.

Së pari, këtë ndarje e nuhatën fansat, të cilët vunë re se dy muzikantët kishin fshirë fotot e videot çift në “Instagram”. Dhe nuk vonoi Dafina duke e deklaruar vetë ndarjen nga kolegu i saj prej shumë vitesh, ndërkohë që janë pjesë e së njëjtës kompani muzikore në Prishtinë. Paralelisht me këtë histori, Dafina po dëgjohej kudo me hitin e saj “Një herë në jetë”, që i dedikohej një historie dashurie që ka pengun brenda, shkruar nga Endrit Mumajesi (Muma).

Ai është miku i saj prej vitesh dhe lajmin se miqësia e tyre kishte kaluar në dashuri e konfirmoi vetë Dafina, ndërkohë që nuk mungonin postimet romantike në publik. Pas një fotoje të publikuar nga Dafina, Dj Geek ishte ai që i shprehu asaj dashurinë hapur. “Të dua”, shkruante ai. “Të dua më shumë!”, ia kthente Dafina.

Kujtojmë se në verën e vitit që lamë pas, Dafina e mohoi kategorikisht lidhjen me kolegun e saj, e frikësuar nga dështimet e lidhjeve të mëparshme, të cilat kishin marrë fund pasi ishin bërë publike.

Lidhja me Dj Geek nisi disa muaj pas ndarjes së saj nga ish-partneri Jose. Po kush është Genci, i njohur në muzikë tashmë si Dj Geek i Dafinës? Ai lëvron kryesisht muzikën dance.

Më datë 4 korrik 2018, Dj Geek publikoi videoklipin “Sekreti”, në bashkëpunim me Argjentina Ramosajn. Në dhjetor 2018, Dafina Zeqiri & Dj Geek publikuan videoklipin “Alo”, muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Liridon Berisha & Gesko.

Në gusht 2019, Dj Geek publikoi videoklipin “The Feeling”, bashkëpunim me Tanin. Sa i takon jetës private, ai ka pasur një lidhje të gjatë 8- vjeçare me një nga prezantueset e programit “E diell”, Argjira Spanca.


