17 Tetor, 2019

Dafina Zeqiri bën ‘sherr’ me komentuesit, shkak: fotoja e pahijshme me fëmijët (Foto)


Një foto e postuar në ‘Instagram’ nga këngëtarja Dafina Zeqiri ka shkaktuar ‘debat’ në komente. Në të shihet Dafi dhe një grup fëmijësh duke pozuar me gishtin e mesit lart.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga komentuesit të cilët e kanë akuzuar këngëtaren se nuk po ju mëson gjëra të mira fëmijëve.

“Ti po i mëson gjëra shumë të mira”, i shkruan komentuesja me ironi.

Ndërsa Dafina nuk ka vonuar për t’i kthyer: “Ju po i mësoni më të vegjëlit të bëjnë me gisht para se t’i mësoni të thonë fjalët e para”.

© Panoramaplus.al