8 Gusht, 2022

Dafina VS Elvana, Era, Tayna! Fansat të bindur se këngëtarja thumboi 3 koleget e saj


Dafina Zeqiri thotë se Twitteri është hapësira ku ajo mund të shpreh lirshëm mendimin e saj dhe kështu bëri edhe së fundmi, kur shkroi se në industrinë muzikore ka nisur një pandemi tallavaje.

“Pandemi tallavaje në industrinë muzikore, sa e sikletshme”. -shkroi ajo në një status. Më pas postoi një tjetër, ku shkroi: “Po flisja për performancat live. Unë këndoj vetëm këngët e mia”.

E tashmë shumë njerëz janë të bindur se ajo ka ironizuar Elvana Gjatën, Era Istrefin dhe Taynën.

Së pari, Elvanën sepse ajo ka fillur të këndojë këngën “Mora fjalë” në koncerte dhe së fundmi në “Sunny Hill”. Dafina shkruan se ajo këndon vetëm këngët e saj, ndërsa jo këngët e të tjerve si “disa”.

Së dyti, të gjithë e dimë se ajo ka patur një “beef” me Era Istrefin së fundmi. (KLIKO) Fansat mendojnë se ajo po i bën diss duke nënkuptuar se nuk këndon live, sikurse kemi parë gjatë koncerteve të saj të fundit.

Së treti, Tayna në një nga këngët e saj, “Valle” thotë: “Nuk e di më çfarë me këndu’. Tallava aman aman”. Dy artistet kanë krisur raporter prej dy vitesh dhe shpesh janë përplasur verbalisht nëpër këngë dhe rrjetet sociale.(KLIKO

Kjo nuk është hera e parë që artistja i bën diss kolegeve. Një vit më parë bëri xhiron e rrjetit një koment që Dafina shkëmbeu me një fans i cili shkruante: “Ligji është bërë nga Dafina, ligj të cilit i nënshtrohet Elvana. Nuk kam asgjë kundër Elit, por Dafina është nana, vuj vuj vuj, ndërsa Elvana është ujë, uji është ujë. Dmth. Deshi apo s’deshi Elvana duhej t’u bindej ligjeve te Dafines. Plus stilet në veshje, lirshmëria, të kënduarit në dialektin gegë (sepse Dafina është e para që ka thyer paragjykimet për dialektin gegë, ka ndrydhur paragjykimet) dhe Elvana patjetër i është nënshtruar këtij ndryshimi që ka sjellë Dafina.”

Sipas personit në fjalë, “Dafina shërbeu si motiv për këngëtaret e reja me moton ‘Sky is the Limit’ dhe ato pas gjithë paragjykimeve që patëm si popull, fituan vetëbesim dhe rrugëtuan karrirë ndërkombëtare, siç e kemi Era Istrefin, Dhurata Dorën, Kidën e plot të tjera…” Dafina duket se e mbështeti publikisht, sepse i ktheu koment duke shkruar, “Të dua! Ju dua! Fjalë të mëdhaja, një mesazh që kurrë s’do ta harroj!”.

© Panoramaplus.al