
Georgina Rodriguez dhe Antonela Roccuzzo janë bashkëshortet e dy futbollistëve më të mëdhenj të shekullit të 21-të dhe padyshim dy futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Rivaliteti mes këtyre të dyve ka dominuar botën e futbollit për rreth dy dekada. Dy yjet janë përfolur se nuk kanë raporte të mira edhe pasi kanë ndarë fushën e futbollit për më shumë se 15 vjet, duke pasur parasysh se kurrë nuk janë fotografuar apo parë së bashku, përveçse në fushën e futbollit kur janë përballur me njëri-tjetrin apo në evente të ndryshme të përbashkëta. Gjithashtu sepse ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe platforma të tjera të mediave sociale.

Krejt e kundërta ka ndodhur me partneret e tyre. Antonela dhe Georgina kanë mbajtur të dyja një marrëdhënie të mirë edhe pse nuk janë parë kurrë bashkë, por e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram ndryshe nga partnerët e tyre. Ata janë të dyja argjentinase dhe mendohet se ky është shkaku i raportit të mirë mes tyre. Antonela lindi në Rosario ku u takua me bashkëshortin e saj Lionel Messi që kur ishu fëmijë dhe më vonë u martua ndërsa Georgina lindi në Buenos Aires ku u rrit para se të zhvendosej në Spanjë ku jetonte para se të takonte të dashurin e saj, yllin e Manchester United.
Miqësia Georgina-Antonela
Dy bukuroshet shkëmbejnë shpesh mesazhe përmes rrjeteve sociale. Kështu, së fundmi ka qenë Antonela ajo që i ka komentuar Georginës në Instagram ku i ka çuar disa emoji me sy me zemra. Koment që ka marrë gjithë vëmendjen.

Georgina shpesh i shkruan Antonelës në fotot me fëmijët dhe i ka bërë urime të përzemërta ditëlindjeje që çdo vit bëhen kryefjalë e mediave sociale.
Kështu ato kanë treguar se rivaliteti mes Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit është vetëm në fushën e lojës, ku ata kanë qenë në garë vazhdimisht për të qenë futbollisti më i mirë në botë.

Pak më shumë rreth Georginës dhe Antonelës
Georgina Rodriguez është një modele argjentinase e cila ka lindur më 27 janar 1994. Ajo u takua me yllin portugez në një dyqan “Gucci” ku punonte si shitëse pak pasi futbollisti u nda me të dashurën e tij prej kohësh dhe supermodelen ruse Irina Shayk. Çifti mirëpriti vajzën e tyre Alana Martina dos Santos Aveiro më 12 nëntor 2017 dhe vajzën e dytë Bella Esmeralda dos Santos Aveiro në 18 prill 2022.
View this post on Instagram
Georgina dhe Cristiano janë të pandashëm dhe shihen gjithmonë bashkë në evente të ndryshme e në publik. Ajo me të vërtetë ka dëshmuar se është gruaja ideale që superylli i Manchester United e kishte dashur për të krijuar familje. Një grua që mund të kujdeset për fëmijët e tij të tjerë, Cristiano Junior, 12 vjeç, dhe binjakët Mateo dhe Eva, që erdhën në jetë nga një nënë surrogate.
Ndonëse kanë 6 fëmijë, Cristiano dhe Georgina nuk e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër, por bota është ende duke pritur me durim një dasmë.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, Antonela ka lindur më 26 shkurt 1988 në Rosario, i njëjti qytet ku lindi edhe i shoqi i saj Lionel Messi. Ata të dy u takuan nëpërmjet kushëririt të Antonelës, Lucas Scaglia, i cili ishte shoku i Messit kur ata ishin vetëm 5 vjeç. Marrëdhënia pësoi një krisje kur Messi u transferua në Spanjë me familjen e tij për të luajtur me Barcelonën në moshën 13 vjeçare. Ata u ribashkuan përsëri dhe filluan të takoheshin në vitin 2008.
View this post on Instagram
Më 30 qershor 2017, ata u martuan pas lindjes së fëmijës së tyre të tretë. Super çifti janë bekuar me tre djem, Thiago, Mateo dhe Kairo. Antonela është nutricioniste dhe një person shumë privat që e mban jetën e saj personale larg publikut.
View this post on Instagram
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

