27 Korrik, 2021

Cozman e çon lidhjen me të dashurën seksi në një tjetër nivel! Dyshja nis pushimet me familjen e reperit


Në muajin qershor të këtij viti, Cozman zbuloi se ka nisur një lidhje të re me një zeshkane seksi.

cozman (4)

Reperi i njohur publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shihej duke pozuar para pasqyrës me Fllojën, vajzën që i ka “vjedhur” zemrën.

cozman (8)

Mesa duket, marrëdhënia mes dyshes ka ardhur duke u forcuar gjithnjë e më shumë, duke i bërë gjërat më serioze.

cozman (5)

Ditën e djeshme, Cozman ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto e video me anë të të cilave tregon se ka nisur pushimet verore. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se bashkë me familjen e reperit ishte edhe Flloja.

Mesa duket dyshja janë njohur edhe me familjet e njëri-tjetrit dhe kanë krijuar shumë afrimitet. Cozman nuk ka zbuluar asnjë detaj për romancën e tij. Megjithatë, fansat e dinë se Flloja është një grimiere.

cozman (11) cozman (1) cozman (10) cozman (3) cozman (6) cozman (2)

© Panoramaplus.al