25 Shkurt, 2019

ÇMIMET/ Vit dhe ceremoni e veçantë për “Oscar”, ja kush triumfoi


Është mbajtur një natë më parë ceremonia e çmimeve “Oscar”, ku fituesi i filmit më të mirë u shpall “Green Book”, i cili mori gjithashtu edhe dy çmime, “Aktori më i mirë dytësor” dhe “Skenari origjinal”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” ishte speciale pasi pas 30-vitesh, nuk kishte një prezantues.

Sakq të gjithë filmat e nominuar kanë fituar të paktën një trofe, ndërsa “Bohemian Rhapsody” ishte filmi më i vlerësuar, pasi arriti të merrte 4 çmime.

Lista e fituesve:

Filmi më i mirë – Green Book

Regjisori më i mirë – Roma, Alfonso Cuaró

Aktorja më e mirë – Olivia Colman, The Favourite

Aktori më i mirë – Rami Malek, Bohemian Rhapsody

Aktorja më e mirë dytësore – Regina King, If Beale Street Could Talk

Aktori më i mirë dytësor – Mahershala Ali, Green Book

Skenari më i mirë origjinal– Green Book

Skenari i adaptuar më i mirë – BlacKkKlansman

Filmi më i mirë i edituar – Bohemian Rhapsody

Kënga më e mirë origjinale – “Shallow”, A Star Is Born

© Panoramaplus.al