Arbenita Ismajli dhe reperi Fero Fera ishin dyshja më e përfolur gjatë javëe të fundit. Ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisri dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë.

Sakaq edhe pse pas një situat jo fort të këndëshme me partnerin e saj reperin Kosovar, Arbenita nuk mungon në rrjetet sociale.
Duket sikur çdo postim që modelja zgjedh të ndaj me fansat e saj në rrjete sociale është një thumb i mirë menduar për Feron, kjo pasi së fundmi ajo ka shpërndarë një video të realizuar në Tiktok duke treguar se si është tashmë gjendja e saj pas ndarjes.
“Çmenduri sa paqësore bëhet jeta, kur vendos që s’ke energji për të vazhduar të debatosh me gjithkënd dhe je ‘ok’ me të qenit e keqkuptuar. Sepse njerëzit kuptojnë vetëm nga niveli i tyre i perceptimit dhe asnjë debat s’ia vlen të dëmtosh shëndetin tënd mendor”– dëgjohet të thuhet në videon e publikuar nga modelja.
Kujtojmë se çifti të cilët kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë janë dhe prindër të një vajze.
© Panoramaplus.al

