Disa ditë më parë, Neda Balluku është bërë nënë për herë të tretë.

Ish-banorja e “Big Brother” ka sjellë në jetë pas dy djemsh, vogëlushen e saj. Së fundmi opinionistja e “Për’puthen” ka publikuar për herë fotot me vajzën ku ndan me ndjekësit emocionet e para dhe ka zbuluar gjithashtu dhe ermin e veçantë që i ka vendosur.
“E s’më binden këmbët, por të binden ty, zë mendoj si ti, e veproj si ti. S’shoh me sytë e mi, por me sytë e tu. Ç’më bëre kështu?! Fol, dashuri!”Të duam që tani kaq shumë Suzie Ann e mezi presim të të duam për tërë jetën ?”- shkruan Neda.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Neda dhe partneri i saj Orgeni u njohën brenda shtëpisë së “BB” dhe opinionistja zbuloi disa kohë më parë për “Goca dhe Gra” sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes me ish-banorin, me të cilin sot ndan dhe dy fëmijë.
“Ka qenë 2010-2011, ne të dy fakti që u njohëm aty ishte rastësi se ne u dashuruam vërtet dhe hapat e flirtimit ne i morëm si në jetë reale, unë mendoj që sekreti është fati dhe vullneti që kemi për të punuar se të gjithë e dinë shumë mirë se martesa dhe lidhjet janë punë e përditshme që duhet ta mbash në këmbë si dhe një dozë e madhe fati”,- theksoi Neda.

© Panoramaplus.al

