16 Nëntor, 2021

Robert Aliaj habit me deklaratën për të birin: Djemtë mund të pëlqejnë njëri-tjetrin në vend të vajzave dhe…


Këtë herë edicioni i dytë i programit të dashurisë “Love Story” ka nisur me disa ndryshime. Një prej tyre është edhe fakti se jo vetëm djemtë, por edhe vajzat kanë mundësinë të bëjnë zgjedhje për mashkullin me të cilin duan të dalin në takim.

robert aliaj, krist aliaj (1)

E veçanta e këtij edicioni është djali i opinionistit Robert Aliaj, Kristi, i cili do të gjykohet nga i ati për sjelljen ndaj vajzave, sepse është njëri prej konkurrentëve që do të “luftojnë” për të fituar zemrën e tyre.

Roberti tha se fakti se i biri është pjesë e këtij edicioni, nuk do ta pengojë që ta kritikojë, e madje mund të përdorë edhe “shkopin e tij”.

Ndoshta do përdor edhe shkopin. Kristi duhet të tregojë aty përgjegjshmëri, si aset që orienton dhe ndihmon në kuptimin e dhënies sens të jetës në përgjithësi”, u shpreh Aliaj.

Por si është Kristi si natyrë? Edhe këtë e zbuloi Roberti kur tha: “Ka pak prirje narcistike, që e bëjnë interesant, por pozitive. Ai e di që joshja është transgresion dhe do kërkojë t’i orientojë vajzat në një fushë disi të ndaluar… dhe pastaj e di vetë ai”.

Kur prezantuesja e spektaklit, Alketa Vejsiu tha se mund të ndodhë që dy djem të ndryshëm të pëlqejnë të njëjtën vajzë, por ky nuk përbën ndonjë problem, sepse të dy do të dalin me të. Në këtë moment, ndërhyri Robert Aliaj, i cili tha se kjo nuk është gjëja më e çuditshme që mund të ndodhë. Opinionisti u shpreh se e çuditshme do të ishte zgjedhja e një djali nga një djalë tjetër.

robert aliaj, krist aliaj (2)

Pjesë nga biseda:

Roberti: Po ju keni përjashtuar më dinamiken e formatit.

Alketa: Që do të ishte?

Roberti: Ata pëlqejnë njëri-tjetrin dhe ikin dhe i lënë të gjithë këta këtu.

Alketa: Cilët ata?

Roberti: Ata djemtë që ke aty në krah.

Alketa: Çunat pëlqejnë njëri-tjetrin?!

Roberti: Po kush dreqin po e merr vesh, ne jetojmë në një epokë ku po na e mushin menjen me zor. Po na kapin nëpër qafe rrugës.

Kur u pyet se si ndihet që i biri është pjesë e këtij spektakli dhe që mund të jetë vjehrri i njërës prej vajzave të programit, Aliaj tha:

Është një pozicion unik jo vetëm në Shqipëri, por besoj në të gjithë botën. Nuk ka ndodhur ndonjëherë ky konfrontim. Është krejtësisht jashtë natyrës sime, por jam një prind që të zgjedhë edhe gabimin e vet.

Nuk e konsideroj fare gabim në fakt, por dua të them që deri aty duhet të shkojmë ne në edukimin e fëmijëve që t’i japim aq liri sa ta bëjnë vetë zgjedhjen e vet. Vështirësia është për të dy. Kristi nuk është një njeri i mësuar me kamerat dhe unë habitem pse ai është këtu, sepse ne kemi pasur shumë debate të forta në jetën tonë.

Kristi e shikonte me skepticizëm prezencën time, duke e quajtur si të rrezikshme këtë lojë, sepse unë isha artist, piktor… Kisha të tjera dimensione dhe preokupime. Debati i fundit ka qenë mbi degradimin shoqëror që kanë krijuar sitet e takimeve online, sepse ka humbur kontakti fizik i njerëzve dhe ka ndodhur një ndryshim social i tmerrshëm. Po vdes tradita e familjes monogamike, për shkak të ndryshimeve që teknologjia po i sjell”.

© Panoramaplus.al