Në mediat rozë, kohët e fundit flitet për lidhjen e dashurisë mes moderatores Cindy Marina dhe djalit të Jozefina Topallit, Genarit.

Cindy është konkurrente në “Dance Albania” dhe herë pas here “ngacmohet” lidhur me raportin e saj.
Mbrëmjen e fundit, balerini Dion i solli kek në prova të përgatitur nga vjehrra e tij, ndërsa Ermal Mamaqi e pyeti moderatoren për Jozefina Topallin, nëse edhe ajo di të gatuaj po aq mirë kek. “Nuk e di, nuk jap komente për këtë”, tha Cindy duke shmangur përgjigjen e drejtpërdrejtë.

Në një intervistë televizive, Cindy ndau për herë të parë detaje nga lidhja e shumëpërfolur me Genarin. Ajo nuk preferoi që të komentonte shumë rreth raportit të tyre në emisionin ‘Glamour Zone’ ndërkohë që e konsideroi pozitiv reagimin e Jozefina Topallit në momentin e prezantimit të tyre të parë.


