Cindy Marina është një nga moderatorët që është përfolur gjatë në mediat rozë për lidhjen me djalin ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Genar Topalli. Së fundmi për të kanë folur edhe mediat ruse duke shkruar një artikull për moderatoren shqiptare.

Ata i kanë bërë një shkrim kur flasin për karrierën e saj duke filluar si volejbolliste, moderimi dhe deri te kurorëzimi si Miss Shqipëria në vitin 2019.
‘’ Cindy Marina është një modele shqiptaro-amerikane, ish-volejbolliste dhe prezantuese sportive. Cindy (me emrin e supermodeles Cindy Craëford) ka lindur më 18 korrik 1998 në Çikago në një familje shqiptare. Marina filloi të luante volejboll në rininë e saj. Ajo luajti për ekipin Forza1, ku nëna e saj (një volejbolliste profesioniste) ishte trajnere. Pas mbarimit të shkollës së mesme, Marina iu bashkua ekipit të volejbollit të femrave ‘’Duke Blue Devils’’ dhe u emërua në ekipin fillestar të ‘’Konferencës së Bregut të Atlantikut’’ (ACC). Në vitin e saj të dytë, moderatorja bukuroshe u largua nga “Djajtë” dhe filloi të luante për ekipin e volejbollit të grave “USC Trojans”. Ajo u kurorëzua Miss Shqipëria në vitin 2019, duke u bërë gruaja e parë e lindur në Amerikë që fitoi ndonjëherë këtë titull. Në të njëjtin vit, ajo përfaqësoi Shqipërinë në konkursin Miss Universe. Në gusht 2021, Marina u bë mikpritëse e ndeshjeve të futbollit të Serisë A të transmetuara në Shqipëri dhe Kosovë’’, shkruan Portali rus sport.ru.

Cindy Marina dhe Genard Topalli janë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar . Kujtojmë këtu se gjatë një interviste,se romanca e saj me Genard Topallin është një ndër arsyet pse ajo po qëndron ende në Shqipëri.
“Më bën për të qeshur pak se pse se kuptoj pse bën kaq shumë lajme. Është jeta ime personale dhe unë nuk kam shumë për të folur. E kam thënë edhe më parë dhe kam vendosur që mos të flas sepse më duket se tregoj shumë nga jeta ime nëpërmjet rrjeteve sociale dhe diçka dua ta mbaj për vete. Më ka bërë çudi në fakt… Nuk e kuptoj pse ka kaq shumë interes por ka me sa duket. Thjesht nuk dua të flas shumë sepse dua ta mbaj pak më private. Në fakt puna po më mban në Shqipëri, por edhe kjo është një aspekt që ndikon.”, tha ajo për “Ora TV”.



© Panoramaplus.al

