11 Dhjetor, 2022

Çiljeta shtatzënë për herë të parë? Fotot që “çmendën” rrjetin


Prej më shumë sesa 6 vitesh, Çiljeta dhe Alban Hoxha po jetojnë një histori të bukur dashurie. Ndonëse të rezervuar gjithnjë sa i përket jetës private, dyshja vijon të shfaqen më të dashuruar se kurrë. E duket se tashmë në karrierë, secili prej tyre është i realizuar, të gjithë po presim edhe fëmijën e parë të tyre. E në fakt ditët e fundit rrjeti ka shpërthyer nga thashethemet se në fakt këngëtarja është në pritje të ëmbël.

Në një video të publikuar së fundmi e veshur me një fustan të ngushtë barku i këngëtares merr vëmendjen e të gjithëve pasi shihet i rrumbullakosur, duke bërë kështu ndjekësit të pyesin njëzëri në komente nëse këngëtarja është në pritje të ëmbël. Natyrisht që vetë këngëtarja ka zgjedhur mos të kthejë përgjigje, duke lënë gjithçka edhe në më shumë mister.

Vetëm pak muaj më parë, ishte mikesha e saj Zaimina ajo që ngriti dyshimet për një shtatzëni të Çilit. Dy këngëtaret shqiptare, Çiljeta Xhilaga dhe Zaimina Vasjari, u shfaqën bashkë në një festë që kishte organizuar kjo e fundit në shtëpinë e saj. Çiljeta ka publikuar në rrjete sociale foto me vogëlushin e Zaiminës, Kamarin. “Meqë kapa nja 2 foto me këtë yllin e Zaiminës, Kamar, se ata dy kapsollat e mi nuk kapen”, ka shkruar Çiljeta krahas fotos së publikuar. Por, vëmendjen e mori komenti i Zaimina Vasjarit, e cila nxiti dyshimet se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël.

Ajo ka nxitur aludimet se Çiljeta mund të jetë në pritje të ëmbël ose po planifikon në të ardhmen diçka të tillë. “Gjithsesi unë hundën ta kam kapur për gocë dhe po pres”, shkruan Zaimina, ndërsa Çiljeta përgjigjet thjesht, “Amin.” Në fotoalbumin e postuar, ajo ndau me ndjekësit edhe foto e video të djalit të saj Fernando së bashku me djalin e partnerit të saj Alban Hoxhës. Një javë më parë Xhilaga ka ndarë një foto të veçantë me Fernandon dhe djalin e partnerit të saj. Ndonëse dyshja bashkëjetojnë me njëri-tjetrin prej vitesh, ishte hera e parë që ajo shfaqet krah djalit të Albanit, në rrjetet sociale.

Kjo foto konfirmoi raportin e mirë që ka ndërtuar Çilijeta me djalin e futbollistit. “Me djemtë e mi”, ka qenë përshkrimi që këngëtarja i ka bërë postimit. Ajo tregoi se dy djemtë duhen shumë me njëri-tjetrin, dhe djalin e Albanit e do njësoj si të sajin teksa shtoi se në këtë mënyrë ajo jeton me tre burra në shtëpi.

“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëherë ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë jam me tre burra në shtëpi e dashur. Ka pafund lodhje, por e dua shumë. Djali i Albanit dhe Fernando duhen shumë dhe i unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, por kur të ketë rrësk Zoti. Lidhja më ka pjekur, të kesh përgjegjësi për dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe.

Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri. Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush. Jam rritur para kohë, kam ndenjur me njerëz më të rritur. Jam rritur me dy prindër që më kanë plotësuar çdo gjë. Thjesht kam qenë me fat që kam bërë shumë gjëra, gjithmonë kam qenë e pavarur. 16 vjeçe jam paguar për herë të parë”.

E që prej asaj dite, këngëtarja ka publikuar edhe foto të tjera me djalin e partnerit të saj, duke zbuluar kështu fokusin që ajo tashmë ka te familja dhe përkatësisht tek Albani dhe dy djemtë e saj. E nëse janë të vërteta thashethemet që vijnë vërdallë online, familjes do t’i shtohet një tjetër pjesëtar.

© Panoramaplus.al