Heidi Klum ka arritur majat e suksesit duke u bërë një një ndër modelet më të njohura në botë.

Së fundi ajo ka zhvilluar një intervistë për revistën “People”, ku ndër të tjera ka folur për rrugën që ndoqi për tu bërë ajo që është tani.
“Unë kurrë nuk kam qenë në grupin e supermodeleve vërtet të shkëlqyera në atë kohë. Më kujtohet kur shkova në Paris dhe provova disa fustane. Unë kurrë nuk mund të përshtatesha me to. Unë isha e dobët, por modelet e tjera ishin edhe më të holla. Të gjitha gjërat që kam dashur të bëj në fillim, nuk kam arritur t’i bëj. Kështu që kërkova gjëra që mund të bëja. Unë e kam parë gjithmonë karrierën time si një shtëpi, ku nuk të duhet vetëm dera e përparme për të hyrë. Gjithmonë thosha, ‘Mirë, ata nuk më duan këtu për modë. Unë do të shkoj në vende të tjera të ndryshme të botës’”- tha supermodelja.
Ndonëse disa muaj më parë festoi 50-vjetorin e lindjes, Klum nuk e ndjen aspak moshën duke vazhduar të pushtojë pasarelat dhe të bëjë kopertina revistash dhe fushata reklamuese.

© Panoramaplus.al

