Chris Hemsworth cilësohet si një ndër aktorët më të suksesshëm të hollywood-it.

Megjithëse ai ka pasur një karrierë të suksesshme, aktori nuk dëshiron që vajza e tij, India të ndjekë hapat e të atit.

E vogla e tij ka luajtur në dy nga filmat e tij hit ‘Love and Thunder ‘dhe ‘Thor’.

39-vjeçari tha se dëshironte që vajza e tij e cila është 11-vjeçe tani të ketë një fëmijëri normale, ndërsa shtoi se kur të rritet ai do të ishte i lumtur që ajo ti ndiqte hapat e të atit.
“Unë dua që ajo të ketë një fëmijëri.” tha ai për ET Online. Ndërsa tregoi: “I thashë: ‘Ka shumë kohë, zemër. Shko në shkollë, hip me kalë, argëtohu, bëhu fëmijë. Sepse sapo treni të lëvizë, është shumë e vështirë të zbresësh dhe do të humbasësh shumë gjëra.’”

Chris u shpreh se ai është shumë i lumtur të mbështesë Indien që të bëhet një aktore e njohur, por vetëm kur ajo të rritet dhe të ketë shijuar fëmijërin.

© Panoramaplus.al

