Isli Islami është një ndër djemtë më të ndjekur të showbiz-it shqiptar në rrjete sociale, ku është tepër aktiv me postime të ndryshme.

Moderatori i emisionit të mëngjesit “Wake Up”, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim me fansat e tij nëpërmjet pyetjeve në “Instastory”.

Pyetjet kanë qenë nga më të ndryshmet, por vëmendjen e ka tërhequr një fans i cili i ka thënë se cila ka qenë koha më e bukur e jetës së Islit. Moderatori është përgjigjur duke përmendur kohën më të keqe, kujtimi i hidhur i së cilës i ka mbetur në mendje.

“Do të të përgjigjem me kohën më të keqe në jetën time: gjimnazi.”- shkruan Isli, pa sqaruar se çfarë i ka ndodhur gjatë asaj periudhe.
© Panoramaplus.al
