Olta Gixhari është një nga aktoret më të dashura shqiptare.

Ajo është shpëngulur prej disa kohësh në Spanjë, ku jeton me partnerin e saj dhe djalin e tyre të vogël. Ndonëse ka qëndruar larg aktrimit, aktorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, krahas disa postimeve në rrjete sociale, Olta ka ndarë dhe një foto të Marilyn Monroe kur ka qenë në moshë të re. Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte ngjashmëria e Oltës me ikonën botërore.


Olta e ka treguar dhe më parë se arsyeja e zhvendosjes në Spanjë ishte partneri i saj të cilit identitetin nuk e ka zbuluar kurrë për publikun dhe pse është goxha aktive në rrjetet sociale dhe poston foto krahë tij. Aktorja është shprehur më parë se nuk e ka pasur kurrë problem të dalë në publik me të por është ai i cili nuk ka dëshirë të shfaqet, ndërsa ka zbuluar vetëm emrin e tij, Dori.


