18 Shtator, 2022

Cila do të ishte gjëja që do ta çonte Sarah Berishën në burg? Blogerja e zbulon nëpërmjet kësaj videoje


Sarah Berisha dhe Dj Pm vazhdojnë të jenë ende një ndër çiftet më të pëlqyer për publikun dhe vëmendja të jetë gjithmonë tek ta. Që pas daljes nga “BBVIP” çifti kanë një marrëdhënie të konsoliduar dhe duket se gjërat janë bërë mjaft serioze.

Shpesh herë blogerja ndan detaje të vogla nga marrëdhënia e saj me Pajtimin për ndjekësit të cilat shumicën e rasteve janë ‘funny’ dhe ish-banorja i paraqet duke ndjekur trendet e momentit në aplikacionin ‘Tik Tok’.

Së fundmi Sarah ka publikuar një video në profilin e saj teksa është bërë pjesë e trendit më të pëlqyer të momentit ku një efekt të bën të dukesh sikur ndodhesh brenda një makinë policie dhe ti tregon diçka që sipas teje mund të jetë e paligjshme (do të arrestoheshe ose dënohesh me burg).

Dhe blogerja e cila ka postuar videon funny me efektin shkruan se ‘nëse të nevrikos partnerin e saj do të ishte ilegale’. Videoja ka marrë goxha pëlqime dhe komentet positive nuk kanë munguar për Sarën.

 

@sarahberishaaa #fypシ ♬ locked up – Coinyes

Kujtojmë se PM gjatë një bisede të realizuar me ndjekësit e tij ka zbuluar disa gjëra të cilat nuk i pëlqen aspak tek Sarah.

“Nuk më pëlqejnë shumë gjëra, por njëra që s’më pëlqen më shumë është që kur Sarah, kur duam të bëjëm diçka edhe Sarah është kundër, nuk bëhet. Sarah do të bëjë diçka që ne nuk na bëhet, ajo ia nis të qajë. Bën një fytyrë kështu, tkurret. Dhe ne duhet ta bëjmë. Ose na thirr policinë na thirr zjarrfikësen”- u shpreh PM.

© Panoramaplus.al