31 Korrik, 2019

Çifti më i ri i showbiz-it shqiptar, reperja e njohur e lidhur me menaxherin e saj


Melinda Ademi është një ndër repert e reja shqiptare, e cila është e njohur për diss-et që u bën kolegeve të saj. Por përsa i përket jetës së saj private, ajo ka qenë gjithmonë e rezervuar.

Por së fundmi, një burim për “lajmi.net” është shprehur se Melinda është në një lidhje dashurie. Sipas këtij burimi, Melinda po jeton një romancë me menaxherin e kompanisë “Panda”, nën menaxhimin e së cilës reperja është që nga fillimi i karrierës.

Bëhet fjalë për menaxherin Faton Aliu me të cilin po qarkullojnë edhe foto bashkë në rrjetin social “Instagram”. Ndërkohë lidhur me këtë lajm nuk ka reaguar ende asnjëri prej tyre.

© Panoramaplus.al