3 Mars, 2022

Christina Aguilera ‘rrezikon’ me veshjen e saj në paraqitjen e “Billboard 2022 Women In Music Awards”


Christina Aguilera është një nga divat më të famshme të pop-it që në fillim të viteve 2000, por dy dekada më vonë këngëtarja di ende si ta rrëmbejë vëmendjen e publikut ndërsa mori pjesë në shfaqjen e ‘Billboard 2022 Women In Music Awards’ në Los Angeles të mërkurën në mbrëmje.Këngëtarja 41-vjeçare i la shumë pak vend imagjinatës teksa pozoi për fotot në tapetin e kuq në eventin vjetor. Artistja kishte veshur një kostum të zi, ku poshtë xhaketës ishte topless dhe e kishte kombinuar vetëm më një varse ngjyrë gold që i qëndronte në mes të kraharorit.

Duket se Christina ishte siguruar më së miri që  xhaketa e saj të qëndronte e ngjitur rreth gjoksit për të mos ndodhur ndonjë incident.

© Panoramaplus.al