Chris Brown tashmë e ka mbuluar trupin e tij me tatuazhe të ndryshme, por ai vendosi të bënte një të ri dhe pikërisht në fytyrë.

Dhe të gjithë kanë mbetur të befasuar nga ajo çfarë i panë sytë.
Nuk bëhet fjalë për fëmijët e tij apo tatuazh me dedikim për dikë.
Chris tatuazhoi në anën e djathë të fytyrës së tij një atlete Air Jordan 3 Sneaker të markës së famshme Nike.

Fotot u publikuan nga artisti i tatuazheve në Kaliforni, Joaquin Ganga Lopez, i cili realizoi edhe atleten në fytyrën e Chris.
Në foton në Instagram të Chris Brown, ai shihet duke qëndruar në garazhin e tij pranë artistit të tatuazheve me qindra atlete në sfond.
Nuk dihet ende përse këngëtari ka zgjedhur pikërisht këtë atlete.

© Panoramaplus.al

