Këngëtarja, Cher duket se ka gjetur dashurinë me producentin muzikor, Alexander Edwards.
Të kapur për dore, këngëtarja 76-vjeçare dhe producenti 36-vjeçar janë parë duke ecur nëpër rrugët e Kalifornisë pasi më parë shijuan një darkë me mikun e tyre të përbashkët, Tyga.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail, imazhi flet vetë, pasi Cher dhe producenti, megjithë shkrepjet e paparacëve, vazhduan të shtrëngonin duart e njëri-tjetrit, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar apo mohuar lidhjen e tyre deri më tani.
Kush është Alexander Edwards?
Alexandër është producent muzikor i Universal Music Group dhe një vit më parë pushtoi mediat me jetën e tij personale.

Emri i tij u komentua shumë pas akuzave të ish-it, Amber Rose, e cila është modele dhe themeluese e organizatës Slutwalk (e cila mbron viktimat e përdhunimit dhe abuzimit).


