Këngëtarja e njohur Cher ka njoftuar këtë fundjavë nëpërmjet një postimi në “Twitter” se mamaja e saj Georgia Holt ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

“Mami iku”, ka shkruar ajo të shoqëruar nga një emoji me fytyrë të trishtuar.

Fansa të shumtë kanë dërguar ngushëllimet e tyre Cher-it në sektorin e komenteve për t’i treguar mbështetjen e tyre këngëtares.
“Më vjen shumë keq që nëna juaj e dashur ka ndërruar jetë”, shkroi një përdorues në Twitter.
“Zemra ime është me ty, çfarë bekimi ta kesh atë në jetën tënde për aq kohë sa e kishe”.
Holt ishte një këngëtare, modele dhe aktore e njohur, e cila ushfaq në sitcom-in e njohur ‘I Love Lucy’.
Në shtator, Cher konfirmoi se nëna e saj ishte dërguar në spital, duke theksuar gjithashtu se ajo vuante nga problemet shëndetësore.
“Mami është sëmurë vazhdimisht. Ajo sapo doli nga spitali. Ajo kishte pneumoni dhe po përmirësohet.”


