20 Nëntor, 2022

Çfarë u bë me shtëpinë që i dhuroi “BBVIP”? Arjola Demiri publikon pamjet


Arjola Demiri u surprizua nga produksioni i “Big Brother VIP”, gjatë kohës kur aktorja ishte pjesë e spektaklit duke i realizuar ëndrrën e saj më të madhe: një shtëpi.

Mirpo që pas përfundimit të spektaklit, Arjola është komentuar shumë për shtëpinë e saj dhe shpesh herë është pyetur përse nuk ka hyrë akoma.

Së fundmi, aktorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku ka zbuluar foto të shtëpisë, e cila mesa duket është në ndërtim e sipër dhe përfundon në qershor të 2023.

Kujtojmë se Arjola ka folur dhe më parë në lidhje me shtëpinë që iu dhurua.

E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, filloi të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar.

 Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë, edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat”– u shpreh aso kohe ish-banorja.

© Panoramaplus.al