25 Prill, 2019

Çfarë u bë me projektin në Itali? Moderatorja shqiptare vihet në siklet në mes të emisionit (FOTO)


Moderatorja, Arjola Shehu, njoftoi në dhjetor të vitit të kaluar se do të merrte pjesë në projektin “Tipicita”, ku do të prezantonte në krah të gazetarit Marco Ardemagni.

E teksa pritej që këtë mars Arjola të ishte pjesë e këtij projekti, duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar. E lind pyetja: “Çfarë ndodhi me të?”.

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Soiree”, ku Jonida Shehu e vë në siklet kur e pyet: “Me planet në Itali çfarë u bë?”.

“Fillimisht ishte një projekt që kishte të bënte me Ambasadën italiane. Më pas disa sipërmarrës italianë që gjendeshin në eventin që po organizonim. U tërhoqëm, u rekrutuam për të prezantuar një tjetër produksion, i cili ishte italian dhe nuk kishte shumë…”, u shpreh ajo duke e lënë përgjysmë fjalinë.

Arjola vendosi që të mos e tregonte arsyen, ndërsa më herët është shprehur se nuk i mungon televizioni dhe se nuk ka dëshirë të jetë çdo ditë në ekran.

© Panoramaplus.al