Reperi i njohur Noizy është mjaft aktiv në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, ku tregon momente nga përditshmëria e tij.

Së fundmi ai ka habitur fansat me një video që ka publikuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Në të ai dyshohet se është në gjendje të dehur.
Videoja është filmuar nga vetë reperi që shfaqet duke qeshur dhe bashkëngjitur me të shkruan se është i dehur.

Gjithashtu ai thotë edhe diçka që askush nuk e kupton. Noizy nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër për fansat, nëse kjo video është shaka apo jo.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
