27 Gusht, 2022

Çfarë të bëni në ‘date’ e radhës? Një ide e thjeshtë, romantike dhe argëtuese nga Zendaya dhe Tom Holland


Ata janë një nga çiftet më të njohura dhe të dashura në botë…por kjo nuk i ndalon Tom Holland dhe Zendaya të organizojnë një ‘date’ në një ambient publik. Konkretisht: të shëtisin me scooter.

Ai ka vite që luan rolin e Spider-Man dhe tani po qarkullojnë thashetheme se Tom pritet të luajë James Bond-in e ardhshëm. Por ylli i ‘Marvel’, la mënjanë të gjitha mendimet për punën e tij, ndërsa shijoi disa orë argëtuese me scooter me të dashurën gjatë një udhëtimi në Budapest.

Dy yjet e Hollywood janë fotografuar në kryeqytetin hungarez, të superbuzëqeshur. Britaniku kishte veshur një këmishë bardh e zi me vija, pantallona të shkurtra të zeza dhe konversa.

Ndërsa Zendaya kishte veshur një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra gri dhe mokasine të zeza me çorape të bardha. Aktorja e ‘Euphoria’ i kishte kapur flokët bisht dhe sigurisht nuk kishte vendosur makeup. Nëse nuk dinit çfarë të bënit në ‘date’ e radhës me partnerin/partneren tuaj, ja ku e keni një super ide.

Zendaya dhe Holland fillimisht ndezën zërat për lidhje pasi luajtën përkatësisht Peter Parker dhe MJ në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017. Lidhja e dyshes u zyrtarizua në korrik 2021 pasi ata u panë duke u puthur brenda një makine.

Gjatë vitit të kaluar, çifti – i njohur si “Tomdaya” – kanë qenë më të hapur për të ndarë publikisht romancën e tyre. “Unë mendoj se është e mrekullueshme të kesh atë mbështetje dhe dashuri rreth teje, sepse ke nevojë për këtë,” tha Zendaya për ‘Entertainment Tonight’ në prill, kur u pyet për pjesëmarrjen e Holland në “Euphoria”.

Vitin e kaluar, aktori anglez i tregoi People se “mezi pret të bëhet baba”, duke thënë: “I dua fëmijët.”

© Panoramaplus.al