22 Nëntor, 2021

“Çfarë pune bën ti, se nuk të kam parë?”/ Meridiani debaton me Einxhelin: Aq famë sa ke fituar ti në gjithë këto vite, Antonela e ka fituar për…


Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë e qetë për banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP”, sepse është shoqëruar me debate të ndryshme. Një ndër to ishte edhe ai mes Einxhelit dhe Meridianit.

antonela berisha, meridian ramcaj, einxhel shkira

Opinionisti i tha moderatores së nuk e ka parë asnjëherë si prezantuese. Sipas tij, kjo do të thotë që publiku nuk e pëlqen si njeri. Ai e krahasoi atë të Antonelës, kur tha se ish-konkurrentes së “Për’puthen” iu deshën vetëm tetë-nëntë muaj për të fituar famën, që Einxhel është munduar ta marrë për vite me radhë.

Edhe pse nuk u ndje mirë nga këto fjalë, Einxhel u mundua të mos e jepte veten dhe i tha Meridianit se as ai nuk njihet si opinionist, përveç dy-tre rasteve që ka dalë në “Për’puthen”.

Pjesë nga debati:

Einxhel: Unë po them është e paaftë? (flet për Antonelën)

Meridian: Është ndër njerëzit më të komentuar që kur ka filluar ‘Për’puthen’.

Einxhel: Kush?

Meridian: Antonela.

Einxhel: Edhe?

Meridian: Ça pune ke bërë ti Einxhel, se unë s’të kam parë asnjëherë në prezantim.

Einxhel: S’më ke parë ti?! Problemi yt nëse s’më ke parë.

Meridian: Edhe ai është problemi yt që ti nuk e di se çfarë ka bërë ajo.

Einxhel: Vetëm në ‘Për’puthen’ të kam parë ty duke dhënë opinion.

Meridian: Aq vëmendje sa ke fituar ti në gjithë këto vite dhe ndjekës, ajo e ka fituar për nëntë, tetë muaj. Kjo do të thotë që është person që e do publiku. Se një njeri që nuk e do publiku nuk shkon 300 mijë ndjekës për tetë muaj.  

Einxhel: Meridian, nuk më hyn në punë fare.

Meridian: Është njeriu që krijon gjithë kohës konflikt.

antonela berisha, meridian ramcaj (3) antonela berisha, meridian ramcaj (2) beniada einxhel (1) einxhel, arber, dj dagz (13) einxhel, arber, dj dagz (1) einxhel, arbri, dj dagz (2)

© Panoramaplus.al