24 Maj, 2023

Çfarë po ndodhë? Sara Hoxha i “vë vizën” Luiz Ejllit (FOTO)


Sara Hoxha i ka vënë një kryq të madh fotos të ish-banorit i cili u shpall fitues i “Big Brother Vip’ Luiz Ejllit.

Por pse e bëri Sara ketë veprim?

Tashmë u bë traditë që në murin ku janë të vendosura të gjitha fotot e ish-konkurrentëve të gjithë ata që largoheshin nga shtëpia dhe misioni i tyre drejt çmimit të madh merrte fund i vendosej një kryq si i eliminuar nga loja.

Luizi i cili ishte ai qe fiku dritat e shtëpisë mesa duket kishin harruar ta “eliminonin” si konkurrentin e fundit që mbylli garën e pikërisht këtë ka bërë Sara teksa në një video në instastory-n e saj ka publikuar foton e Luizit duke shkruar-“kisha harruar ta bëja këtë” duke i bërë tag këngëtarit.

Kujtojmë që një listë të tillë e kishte edhe Luizi i cili brenda shtëpisë shënonte banorët që ai i quante të mundur.

 

 

© Panoramaplus.al