Ariana Lirey, një modele ruse, ka treguar publikisht se e “adhuron” reperin Don Xhoni. Para disa muajsh, ajo bëri tatuazh portretin e këngëtarit dhe ia tregoi këtë të gjithë ndjekësve në rrjetet e saj sociale.

Mirëpo, duket se marrëdhënia e tyre është forcuar gjithnjë e më shumë. Së fundmi, modelja seksi ka zbuluar një detaj tjetër që ka ngritur dyshimet se ajo dhe Don Xhoni janë në një lidhje dashurie.
Në një postim të fundit në Instastory, ajo ka shkruar “Ariana Isufi”, duke përdorur kështu mbiemrin e reperit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.

Më pas, në një tjetër postim, ajo ndau fotografinë e këngëtarit dhe krahas saj shkroi: “I preferuari i nënës sime”.



