8 Korrik, 2021

Çfarë po ndodh mes tyre? Tuna Sejdi dhe Patris Berisha nisin pushimet bashkë! Këngëtarja publikon video duke…


Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë qenë kryefjala e mediave prej disa muajsh, për shkak të detajeve që ngritën dyshimet se dyshja janë ndarë.

tuna sejdi patris berisha (3)

Tuna ka nisur pushimet dhe me këtë rast ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram.

tuna sejdi patris berisha (1)

Në disa prej tyre ajo shihet duke shijuar rrezet e diellit e në disa të tjera shihet nën shoqërinë e dy djemve të saj, Tionit dhe Zenit.

tuna sejdi patris berisha (4)

Mirëpo, në një video të publikuar në Instastory, këngëtarja kosovare ka zbuluar se është edhe një person tjetër që e shoqëron në këtë udhëtim.

tuna sejdi patris berisha (6)

Bëhet fjalë pikërisht për Patris Berishën, i cili në video shihet duke qëndruar përballë artistes teksa ajo e filmon me telefon.

tuna sejdi patris berisha (8)

Nuk dihet nëse Tuna i ka dhënë një shans të dytë bateristit, apo bashkimi i tyre ka të bëjë vetëm me fëmijët.

tuna sejdi patris berisha (7)

Tuna e mbajti sekret shtatzëninë e dytë dhe kjo ishte arsyeja pse të gjithë u habitën kur publikoi në Instagram foto nga salla e lindjes së Zen.

tuna sejdi patris berisha (6)

Më pas u mësua se babai i djalit ishte Patrisi, i cili publikoi një nga fotot në Instastory-n e tij.

tuna sejdi patris berisha (5)

© Panoramaplus.al