Modelja e njohur shqiptare, Jori Delli ishte një ndër ish-banoret më të komentuara të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

e pas pjesmarrjes në këtë reality-show, ish-banorja u mirëprit shumë mirë nga publiku shqiptar, ndërsa ajo vendosi që të jetojë në Shqipëri për një kohë të caktuar.

E teksa është shumë aktive në rrjetet sociale, ajo shpesh herë ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.
Vetëm disa ditë më parë Jori shkoi në Itali dhe mori të gjitha gjërat e saj që do ti duheshin, ndërsa i solli në Shqipëri.
Mirëpo ditën e djeshme modelja postoi një video në InstaStory, ku ka treguar që po rregullon garderobën e saj.

Megjithëse ajo po tregonte se po sistemonte gjërat e saj në shtëpinë e re, ajo çfarë ra në sytë e publikut ishte bluza e fituesit të “BBV” Luiz Ejlli.
Në një pjesë të videos duket qartë që afër saj ishte një grua e cila po e ndihmonte modelen të rregullonte rrobat e saj, ndërsa në një moment ajo mori bluzën e Luizit.
“Luiz ta mora, faleminderit. Prit prit një herë po ku janë tutat e tyre. Luiz të paktën ta bëj kostum ajo jo.”- tha gruaja që po ndihmonte Jorin.
Kujtojë se kostumin në fjalë Luizi ia kishte dhuruar Jorit teksa ajo ishte në shtëpinë e “BBV”, ndërsa mesa duket ajo e mban akoma dhuratën e tij.

Dy ish-banorët kishin një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, teksa shpesh herë në rrjet qarkulluan lajme se ata po flirtojnë së bashku, ndonëse këngëtari tashmë kishte gjetur dashurinë e jetës.

Luizi u njohur dhe krijoi një romancë brenda këtij spektakli me Kiara Titon, të cilën dyshja e kurorëzuan me martesë ne natën finale të këtij reality show.


© Panoramaplus.al

