Ish-çifti, Bradley Cooper dhe Irina Shayk, janë parë të afërt me njëri-tjetrin gjatë një shëtitjeje në New York, pak ditë më parë. Ata ecnin krah për krah, teksa po shkonin drejt shtëpisë së Cooper, shkruan “Elle”.

Bradly dhe Irina janë prindër të një vajze 4-vjeçare, të cilën e kanë pagëzuar me e emrin Lea. Më herët, modelja seksi ka thënë se për të procesi i të rriturit një fëmijë është shumë i rëndësishëm.
“Nuk e kam kuptuar kurrë termin ‘bashkëprindërim’. Kur jam me vajzën time, jam 100 për qind nënë, dhe kur ajo është me babin e saj, ai është 100 për qind babai i saj. ‘Bashkëprindërim’ do të thotë thjesht prindër,“- tha Shayk.

Irina shpjegoi gjithashtu arsyen pse heziton të flasë për marrëdhënien e saj me aktorin, me të cilin ka qenë e lidhur nga viti 2015 deri në vitin 2019.
“Marrëdhënia ime e kaluar, është diçka që më përket mua dhe është private. Është vetëm një pjesë jetës sime që nuk dua ta shpreh,” tha ajo.
Shayk gjithashtu u step kur u pyet për lidhjen e saj të përfolur me reperin Kanye West, me të cilin thuhet se u takua për pak kohë pas ndarjes së tij nga Kim Kardashian, në fillim të këtij viti.


