18 Shtator, 2023

Çfarë po ndodh mes tyre? Fero publikon videon dedikuar Arbenitës. Reperi pendohet dhe e fshin


Pas ndarjes së bujshme, sh- çifti i shumëpërfolur, Fero dhe Arbenita Ismajli, janë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes, ku ndiqen për çdo lëvizje që ata bëjnë në rrjetet e tyre sociale, ku nuk kanë munguar dhe ‘thumbimet’ e herë pas herëshme të modeles ndaj reperit.

Disa javë më parë, reperi deklaroi se i është përkushtuar fesë Islame dhe se i ka ndarë përfundimisht rrugët me modelen, duke thënë se ajo nuk ka vend në xhenet marrë shkas nga ekspozimi i tepërt i trupit.

E pas deklaratës së tij, Arbenita nuk i ka ndalur kunjat dhe ironizimet për të.

“Kur ai nuk më besonte se unë injoroja meshkujt e tjerë për të, derisa edhe ai u bë një prej tyre”, thuhej në një nga postimet e modeles disa ditë më parë, e cila u interpetua menjëherë si një ‘thumbim’ i drejtpërdrejtë ndaj Feros.

Mirëpo së fundmi, artisti i ka habitur të gjithë me postimin e tij për Arbenitën dhe pse më pas duket se u pendua dhe e fshiu menjëherë. Reperi publikoi videon e një çifti luanësh të cilët po përkëdhelen me njëri-tjetrin ndërsa krahas postimit ai shkroi: “Unë kur kam qenë me Arbenitën”– duke i bashkangjitur një emoji me sytë me zemra.

Kujtojmë se ish-çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Nina.

© Panoramaplus.al