Sikur të mos mjaftonin thashethemet për një romancë të mundshme me Shakirën , tani po flitet se piloti britanik i F1 Lewis Hamilton mund të mos jetë dhe aq i dhënë pas këngëtares kolumbiane.

Shakira dhe Hamilton janë përfolur për një romancë pasi janë parë së fundmi në Miami, edhe pse ende nuk dihet se sa serioze mund të jenë gjërat mes tyre.
Pak ditë më parë revista ‘People’ pohoi se Shakira dhe Hamilton janë më shumë se thjesht miq. Diçka që tashmë e kanë konfirmuar burime nga rrethi i ngushtë i këngëtares.
Këtë e kanë bërë të ditur burime të familjes së këngëtares për ‘Vanitatis’, ku thonë se “flirti ka nisur disa javë më parë në Miami”.
Kjo ‘marrëdhënie’ duket se po hedh hapat e parë, por orët e fundit ka pasur një reagim të papritur në rrjetet sociale.
Disa imazhe janë bërë virale në Twitter ku tregojnë yllin me modelen braziliane Juliana Nalu , 25 vjeç.
Ndonëse është e vërtetë që në fotografitë e publikuara, dyshja shfaqen vetëm, por përmes orendive dhe dekorimeve të restorantit, karrigeve dhe perdeve, fansat zbuluan se ata u takuan këtë javë.
Kush është Juliana Nalu?
Juliana Nalu është një modele braziliane. Sipas biografisë së saj në Instagram, ku ka pothuajse një milion ndjekës.
La modelo brasilera Juliana Nalú y Hamilton almorzando en el mismo sitio en New York, ayer 12/6/2023. ¿Será Juliana la nueva Núria Tomás de esta historia? Después te quieren dar clases de moral ??♀️? pic.twitter.com/WCVG4fS5z3
— ♥ CUENTA FAN ♥ Clara Chia y Gerard Piqué ♥ (@ClaGerFans) June 13, 2023
© Panoramaplus.al

