
Dua Lipa dhe Trevor Noah i kanë habitur të gjithë duke nxitur thashetheme për një romancë të mundshme pasi të dy u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar në një mbrëmje në Nju Jork të mërkurën.

Ylli 27-vjeçar i popit dhe moderatoei 38-vjeçar i “The Daily Show” u panë duke shijuar një darkë intime, së bashku në Miss Lily’s, një restorant xhamajkan në East Village, siç shihet në foto e publikuara nga DailyMail. com.

Ata dukej se kishin një kimi të madhe ndërsa e mbyllën mbrëmjen me një puthje dhe një përqafim të ëmbël përpara se të ecnin në rrugët e tyre të ndara.

Një dëshmitar okular ka thënë për DailyMail.com: ‘Ata ishin ulur në heshtje larg nga të gjithë të tjerët në restorant. Ishte e qartë se ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë darkës. Ata u larguan së bashku dhe ecën, duke u ndalur për përqafime të gjata dhe në puthjen e dytë me përqafime.’

Dua është e njohur për veshjet e saj zbuluese dhe shumëngjyrëshe kur është në skenë, por ajo u shfaq casual-chic ndërsa ishte jashtë me Trevor.
Këngëtarja dhe kantautorja ishte e veshur me një xhaketë sportive lëkure të zezë dhe me një T-shirt. Ajo zgjodhi rehatinë me xhinse të gjera. Dua e kombinoi look-un e saj me një çantë me printe dhe me vathë argjendi në formë kapëse letre.
Trevor gjithashtu kishte zgjedhur një pamje komode me një xhaketë të gjelbër të stilit ushtarak. Ai e veshi atë mbi një këmishë të zezë, së bashku me xhinse të zeza.
Komediani kishte veshur një palë atlete klasikë bardh e zi Nike që ishin perfekte për një shëtitje pas darkës.

Nata e takimit dukej se përfundoi në vende të ndryshme për secilin pasi ata nuk u larguan bashkë.
Pasi ecën për pak kohë krah për krah, Dua dhe Trevor iu kthyen njëri-tjetrit të përqafuar.
Dua dhe Trevor nuk duket se kanë dhënë asnjë indicie të mëparshëm për një romancë të mundshme.
Dua prej muajsh përflitet për një lidhje me aktorin spanjoll Aron Piper me të cilin së fundmi u fotografua edhe në Meksikë.
© Panoramaplus.al
