28 Gusht, 2023

“Çfarë po ndodh me atë të riun atje?”/ Fansja ngacmohet në koncertin e saj, Adele ndal performancën dhe bën veprimin e papritur (Video)


Këngëtarja e njohur Adele është një ndër artistet më të dashura nga publiku, e cila shpesh herë ka treguar se i mbështet këta të fundit.

Së fundmi ajo ka zhvilluar koncertin e saj të rradhës në Las Vegas, ndërsa këngëtarja ka ndaluar performancën për disa minuta pasi një ndër pjesmarrësit po ngacmohej nga roja i sigurisë.

“A mund të ndalemi një minutë?”, tha Adele, ndërsa duke shkuar në njërën anë të skenës pyeti: “Çfarë po ndodh me atë të riun atje?”.

Ai është shqetësuar shumë që kur kam ardhur unë. Çfarë po ndodh me të? Po, ti me dorën lart! Ti, me shkopin në dorë! Po ai!”, iu drejtua ajo rojës së sigurisë.

A mund ta lini të qetë, ju lutem?”, pyeti ajo, ndërsa pasi çdo gjë u rregullua Adele iu kërkoi falje pjesmarrësve që ndaloi performancën.

@eli_edar Not on adeles watch! I think the fan brought a selfie stick even though they arent allowed #adele #adelelasvegasresidency #adelelasvegas #adeleadkins #adelemexico #caeserspalace #lasvegas ♬ original sound – Elizabeth Rivera

© Panoramaplus.al