27 Gusht, 2021

Çfarë po ndodh? Kim Kardashian shfaqet e veshur me fustan nusërie në krah të ish-bashkëshortit të saj, Kanye West


Një video që po qarkullon në internet së fundmi, tregon kim Kardashian të veshur nuse teksa qëndron pranë ish-bashkëshortit të saj, Kanye West.

kim kardashian kanye west

Për të mbështetur ish-partnerin e saj, Kim bëri më shumë sesa thjesht të ishte e pranishme në promovimin e albumit të tij të ri. Ajo u vesh sërish me fustan të bardhë, shkruan “Page Six”.

kim kardashian (3)

Performanca e Kanye-s në Soldier Field në Çikago, dje në mbrëmje, erdhi edhe me disa të ftuar specialë, por më e veçanta ishte pikërisht Kim, e cila e la publikun me gojën hapur kur u shfaq me fustanin e nusërisë.

Kim u shfaq para të gjithëve me fustanin nga “Balenciaga Couture” gjatë këngës “No Child Left Behind”, e cila ishte kënga përmbyllëse e mbrëmjes.

kim kardashian (2)

Kim dhe Kanye nuk janë më bashkë prej kohësh dhe të dy kanë rënë dakord për t’u divorcuar, por ata kanë ruajtur marrëdhënie të mira edhe për hir të fëmijëve. Çifti i kanë mbështetur gjithmonë përpjekjet e njëri-tjetrit dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen.

kim kardashian (1)

Burime për “TMZ” thanë se Kim ishte shumë e lumtur që bëri diçka të tillë për Kanye-n, pikërisht në eventin që ishte aq i rëndësishëm për të.

© Panoramaplus.al