2 Korrik, 2022

Çfarë nuk u pa nga festa e SHBA/ Pas PD Basha ‘humb’ dhe stilin zyrtar, Presidenti i ri dhe Yuri Kim në një takim jo dhe aq formal


Është festuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë Pavarësia e Shteteve të Bashkuara dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

Në festën e organizuar nga Ambasada Amerikane, nuk kanë munguar emrat e mirënjohur të politikës, por edhe artit e kulturës. Yuri Kim, në rolin e mikpritëses, bëri bashkë ‘kundërshtarët’ politik në ceremoninë e organizuar. Diplomatja u shfaq e veshur e gjitha me të bardha teksa mirëpriste të ftuarit. Pranë saj u shfaq Presidenti Meta, duke shuar kështu njëherë e mirë zërat për një marrëdhënie të tensionuar mes tyre.

Por teksa me Metën ishte disi më formate, takimi i Kim me presidentin e sapo zgjedhur, Bajram Begaj ishte më miqësor. Shtrëngimi i duarve mes tyre nuk ishte ai tipiku që kemi parë në rradhët e politikanëve tanë me ambasadorët. Bajram Begaj u shfaq i vetëm në festë, duke mos pasur në krah Zonjën e Parë të vendin. Nga ana tjetër në këtë ceremoni u shfaq edhe ish-kryedemokrati, Lulzim Basha.

Që pas largimit të tij nga posti i kryetarit, daljet e tij publike kanë qenë më të rralla, duke u kufizuar me praninë e tij të reduktuar në seancat plenare. Por duke qenë festë, edhe Basha, i njohur për stilin serioz në veshje, ia kishte lejuar vetes që të hiqte kollaren. E teksa Basha me largimin nga zyra e kryetarit të PD, ministret e Ramës janë shfaqur zyrtare në këtë takim.

Olta Xhaçka, Ogerta Manastriliu, Elva Margariti ishin prezente në eventin e organizuar nga Ambasada Amerikane. Mes tyre thyerja ishte kryeparlamentarja, Nikolla që ishte veshur kokë e këmbë me të kuqe. Zonjat e PS kanë kaluar disa minuta bisedë miqësore me Yuri Kim, duke mos i kursyer batutat dhe të qeshurat.

© Panoramaplus.al