7 Shtator, 2023

Çfarë ndodhi? Tre muaj pasi u bënë prindër për herë të parë së bashku, Al Pacino i jep fund lidhjes me partneren 54 vite më të re


Aktori i njohur Al Pacino dhe bashëshortja e tij Noor Alfallah i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar kujdestarinë e plotë fizike të djalit të tyre tre muajsh.

29-vjeçarja paraqiti dokumentet ligjore në Los Angeles, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six.

Pavarësisht se dëshiron kujdestarinë fizike të djalit të saj, ajo është e gatshme që 83-vjeçarit t’i japë të drejtën një “vizitimit të arsyeshëm”.

Ajo i tha gjykatës se ishte e gatshmë që gjithashtu të ndajë kujdestarinë ligjore me babain e fëmijës që të merrte vendime për shkollimin e tij dhe trajtimin mjekësor.

Ndër të tjera Alfallah kërkoi gjithashtu që aktori të paguajë tarifat e saj ligjore dhe çdo shpenzim tjetër gjyqësor.

Në dokumentet e saj ligjore, Noor përfshiu edhe një “deklarate vullnetare të prindërve” të nënshkruar disa ditë para se i vogli i tyre të vinte në jetë e cila dëshmon se Al është babai biologjik i Roman Alfallah Pacino.

Kujtojmë që romanca e çiftit u përfol për herë të pare pasi ata u panë në një darkë në prill 2022, burimet thanë për Page Six në atë kohë se ylli i “Godfather” filloi të takohej me producenten gjatë pandemisë COVID-19.

© Panoramaplus.al