Moderatori i dashur për publikun shqiptar, Ermal Mamaqi, ka festuar mbrëmë ditëlindjen e bashkëshortes, Amarda Toskës, në një festë surprizë që ai ka organizuar.

Nga postimet e tyre në rrjetet sociale, vihet re se Ermali kishte mbledhur stafin e biznesit të tyre për të festuar 37-vjetorin e Amit.

Por mesa duket momenti më i veçantë ishte kur po luhej kënga e Mamaqit me Dr. Florin, “Ku ka si Tirona”.

E teksa të gjithë pranishmit kërcenin, moderatori i njohur ishte ulur në një cep duke filmuar veten të përlotur dhe stafin që dëfrehej. Ermali duket se e ndjen mungesën e mikut të tij të ngushtë, i cili ndërroi jetë 5 vite më parë.

Ndërkohë në postimin e tij në “Instastory”, Mamaqi kishte shkruar emrin e De. Florit dhe e kishte bërë tagg edhe bashkëshorten e tij, Blerina.
View this post on Instagram
Thankful for everything!!! Thanks to my amazing people @amievent_official #surpriseparty

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
