26 Qershor, 2023

Çfarë ndodhi? Taylori Swift refuzon ftesën e Meghan Markle për në podcast-in e saj


Këngëtarja e njohur Tylor Swift ka refuzuar ftesën e Meghan Markle për të shkuar në podcast-in e saj “Archetypes”, sipas Wall Street Journal.

Pavarësisht se ajo e ka marrë ftesën drejtpërdrejt nga Dukesha e ‘Sussex-it’, këngëtarja e ‘I Knew You Were Trouble’ i tha agjentit e saj se nuk dëshironte që të merte pjesë në emisionin e Meghan-it.

Ndonëse disa nga personazhet e njohura si Paris Hilton , Mariah Carey dhe Serena Williams, e kanë pranuar ftesën e Dukeshës për të shkuar në emisionin e saj, kontrata prej 20 milionë dollarëshe që princ Harry dhe Meghan kishin nënshkruar me “Archewell” së fundmi është ndërprerë përfundimisht.

Shkak është bërë mungesa e produktivitetit nga ana e Dukeshës, e cila drejtoi vetëm dymbëdhjetë episode, sipas Marca.

Ndërsa çifti gjithashtu mund të mos marrë shumën e plotë të parashikuar në kontratë.

Mirëpo nuk ka mjaftuar vetëm kjo, pasi së fundmi Meghan gjithashtu është akuzuar se nuk ka qenë ajo që i ka intervistuar të gjithë personazhet njohura por asistentët e saj.

“Nuk ishte Meghan Markle ajo që intervistoi të gjithë yjet që pretendonte se kishte takuar, por asistentët e saj.”– tha burimi.

Megjithatë miku i Dukeshës, Andy Cohen , i cili ishte një ndër të intervistuarit të saj i doli në mbrojtje Meghan-it dhe duke i hedhur poshtë pretendimet dhe tha se ” këto janë thashetheme të çmendura, të çmendura”.

“Sigurisht që kam folur me gruan e Princit Harry-t, dhe ajo padyshim që më ka intervistuar. Podkasti i saj ka të bëjë me bisedat me njerëzit. Si mund të mos kishte qenë atje?”, tha ai për Us Weekly.

© Panoramaplus.al