Reperi i njohur, Ledri Vula, ka anuluar të gjitha koncertet e tij.
Bëhet e ditur se Ledri ka vendosur që për momentin të mos perforjmë. Ende nuk dihet se pse Vula ka marrë një vendim të tillë.

Për këtë arsye, “Prive”, ka kontaktuar edhe me menaxherin e reperit, Faton Shoshi. Ky i fundit ka konfirmuar lajmin por nuk ka dhënë akoma një arsye.
Nuk dihet nëse ky vendim është marrë se reperi po punon me ndonjë projekt muzikor, apo thjesht dëshiron të pushojë.

Ndërkohë kujtojmë se kënga e tij e fundit është “Menemadhe” në bashkëpunim me Lyrical Son dhe Mc Kresha, që arriti miliona shikime në kanalin e “Youtube”.
© Panoramaplus.al
